Ziadin Sela vazhdon me ide inovative dhe risi në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të gjitha këto risi kanë për qëllim bashkimin e votës shqiptare.

Në zgjedhjet e kaluara kryetari i Aleancës për Shqiptarët shtroj iden e tryezës së përbashkët të partive shqiptare, e cila edhe u realizua pas zgjedhjeve ku si rezultat u nënshkrua deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare.

Ndërkaq, tani në vigjile të zgjedhjeve z. Ziadin Sela shtroj iden e lidhjes së komunave shqiptare. Kjo lidhje do të bashkonte interesat e komunave të udhëhequra nga shqiptarët pavarsisht kryetarët e këtyre komunave çfar provinience politike takojn.

Një lidhje e këtill do të ishte pandan i lidhjes së komunave të Maqedonisë dhe do të mundësonte që komunat shqiptare njëzëri të konkurojn për projekte të mëdha si në Qeverinë e Maqedonisë, ashtu edhe në fondet Europjane.

Një nga shembujt e bashkëpunimit të nevojshëm të komunave shqiptare është edhe problemi i madh i deponive të egra në pollog, si dhe mungesa e investitorëve të huaj sa i përket ndërtimit të fabrikave të reciklimit dhe grumbullimit të hedhurinave. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani për shkak se komunat e udhëhequra nga BDI nuk kanë patur interesim për të bërë një projekt të përbashkët për të sjell investitor të këtill, duke luajtur SOLO me qëllim të përfitimit personal.

Pra, lidhja e komunave shqiptare do të mundësonte një bashkim forcash dhe planifikim të përbashkët të zhvillimit më të shpejt të komunave shqiptare, me çka në një dozë të madhe nuk do mvareshin nga dëshira dhe disponimi I qeverisë, por edhe I komunave maqedonase të cilat përbëjnë BNJVL. Edhe një herë z. Ziadin Sela tregon se është gjithmon një hap para me vizionin e tij për të bërë shqiptarët bashkë dhe për të fuqizuar komunat me shumic shqiptare.

Mirëpo, kjo lidhje do të ndihmonte edhe shqiptarët të cilët kanë për udhëheqës kryetar maqedonas, sepse komuna të forta shqiptare do të detyronin edhe Bashkësinë e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të bashkëpunoj me Lidhjen e Komunave Shqiptare./fol.mk/