Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij bëri gabime në mbrojtje duke pësuar humbje nga Barcelona me rezultat 3:0.

Trajneri francez theksoi se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e detyrës në mbrojtje duke u ndëshkuar nga kundërshtari.

“E kemi filluar shumë mirë ndeshjen, kishim raste për të shënuar gol, nuk e shënuam”, deklaroi Zidane, pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

“Pastaj, kemi bërë gabime dhe na shënuan golin e parë që e komplikoi ndeshjen”, shtoi ai.

“Pastaj me dhjetë futbollistë vuajtëm nga ana fizike. Është një humbje e rëndë, kjo është e sigurt”, theksoi Zidane.