Në një interevistë për Kohavision, profesori i filozofisë politike, Sead Zimeri, i cili njihet si vlerësues i rrethanave dhe zhvillimeve politike në botë, në lidhje me vendimin e Donald Trump-it që Jerusalemi të njihet si kryeqitet i Izraelit, Zimeri e ka vlerësuar si vendim kontravers.

Zimeri ka thënë se në çfarëdo aspekti të vlerësohet ky vendim i Trump-it, do të dalin probleme.

Filozofi Zimeri më tej ka kritikuar faktorin ndërkombëtar, duke e quajtur atë hipokrit dhe dyfytërësi, sipas tij, që kur ka filluar uzurpimi i tokave palestineze nga ana e Izraelit, komuniteti ndërkombëtar i ka denoncuar publikisht veprimet e Izraelit, por në heshtje i ka miratuar ato, pasi sipas tij heshtja dhe veprimet që kanë ndodhur prapa dyerve të mbyllura, duket që është bërë ‘dhënia e dritës së gjelbër, dhënia leje Izraelit për okupimin e tokave palestineze’.

”Prej 67-së e deri më sot, konflikti mes Izraelit dhe Palestinë ende nuk është zgjidhur. Ta lësh situatën në këtë formë sikur që është sot, do të thotë ta lësh Izraelin të zgjerohet edhe më tepër. Ta pamundësosh, jo vetëm teoritikisht, por edhe praktikisht”, ka shtuar ndër të tjera Zimeri.

Ai më tej ka shtuar se asnjë administratë e Amerikës nuk ka bërë asgjë të mirë. Pavarësisht se Obama, sipas Zimerit, është dukur më i butë dhe ka folur fjalë të mirë, por asgjë konkrete nuk është marrë për zgjidhjen e konfliktit midis Palestinës dhe Izraelit.

Zimeri poashtu ka kritikuar edhe shtete arabe, pasi çështja e Palestinës nuk ka qenë asnjëherë parësore dhe në fokus për ta dhe se shtetet arabe dhe Arabia Saudite ka qenë utopike përballë Palestinës. /Fol/

Përgatiti: Emir Hamzai