Në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik, ndërsa për shkak se tymi ka shkaktuar shqetësime tek banorët e zonës, një grua dhe një fëmijë janë dërguar në spital për kontroll.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 07:50 në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat po mundohen të vënë situatën nën kontroll.

Zjarri është shkaktuar fillimisht në panelin elektrik të pallatit, e më pas ka nisur të përhapet.

Nuk dihen ende dëmet që janë shkaktuar pasi flakët ende vijojnë.

“Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/