Tragjedia e djeshme me zjarrin në Gostivar, siç duket, është vetëm maja e ajsbergut të pasojave të cilat dalin në sipërfaqe. Fillimisht do të pasojnë edhe përgjigje në pyetjet lidhur me tragjedinë. Tani për tani dihet vetëm epilogu: një fëmijë shtatëvjeçar e humbi jetën, nëna e tij S.T. (35) ka djegje të vogla dhe goditje të përjetuar, një banesë pothuajse është djegur tërësisht, ndërsa disa të tjera janë dëmtuar.

Familja nuk ka qenë shfrytëzuese e ndihmës sociale, as e evidentuar në Qendrën për punë sociale. Atje nuk ka pasur informata për çfarëdo lloji të moskujdesit prindëror, keqpërdorim apo sjellje të pandërgjegjshme ndaj cili do fëmijë në atë familje. Një nga informatat të cilën nuk e konfirmuan institucionet është se fëmija fatkeq nuk ka qenë I regjistruar në evidencën amë. I ka përkatur kategorisë së “fëmijëve fantomë” dhe nuk ka shkuar në shkollë.

Informata e fundit për ngjarjen është privimi nga liria I nënës së fëmijë[s së vdekur. Nga SPB Gostivar, informuan se gruaja dje rreth mesditës është mbajtur në stacionin policor, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “shkelje të obligimeve familjare” (neni 203 paragrafi 2 nga KP). Atje do të mbahet deri sot, pas çka pritet të nxirret para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën themelore Gostivar.

Pas goditjes së parë, banorët në ndërtesën e tretë në rrugën “Keji Vardar” pasi që dje në mëngjes, të përgjumur shpëtonin kokën nga stihia e zjarrit që shpërtheu në një banesë në katin e tretë, ende nuk mundën të hyjnë në shtëpitë e tyre. Pritet ekspertiza e ekipit të MPB-së. Objekti është pa rrymë, ndërkaq banorët natën e kaluan tek të afërmit. Për më pak se gjysmë ore, pasoi edhe një goditje tjetër. U mor vesh se fëmija I fqinjëve ka vdekur nga të djegurat dhe ngulfatja nga tymi. Disa orë më vonë, ata dhe opinion më I gjerë I tronditën nga njohuria se fëmija, para se të arrijnë zjarrfikësit, ka qenë I lidhur me zinxhir tek këmbët.

Informatën e konfirmuan nga PTHP, prej ku në kumtesë cekën se në dëshminë e familjes, kjo është bërë për shkak të agresivitetit të tij.

Në bisedë me fqinjët, kuptuam se bëhet fjalë për një familje disfunksionale gjashtë-anëtarëshe. Krahas S.T. dhe motrës së saj, ka pasur edhe tre vajza dhe fëmija I vdekur. Ata me prejardhje janë nga Resnja, ndërsa në banesë kanë ardhur si qiraxhinj para rreth dhjetë ditëve. Pronari I banesës është nga Gostivari dhe tashmë një kohë të gjatë banesën e ka dhënë me qira.

Nga Qendra për punë sociale Gostivar informuan se asnjë anëtar I familjes nuk gjendet në evidencën e tyre, ndërkaq familja nuk ka qenë as shfrytëzuese e asnjë të drejte apo shërbimi të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. Megjithatë, në kuadër të kompetencave të tyre, tashmë siguruan vendosje dhe kujdes adekuat për anëtarët e familjes të cilët pësuan në banesën e djegur.

Tani për tani mbeten pa përgjigje shumë pyetje: prej kur familja jeton në Gostivar, kush është përgjegjës dhe si ka ndodhur që fëmija të jetë I lidhur me zinxhirë dhe dry? Nëse fqinjët kanë vërejtur diçka të dyshimtë tek të sapoardhurit, nëse tragjedia është përmbledhje e rrethanave fatkeqe dhe përfundimisht nëse ka mundur të evitohet?