Helikopteri i dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon intenzivisht me përpjekje për shuarjen e zjarrit në Tetovë.

Ndërkohë zjarrfikësit nga poshtë mundohen me të gjitha forcat të ndalojnë përhapjen e mëtejshëm të zjarrit.

Deri më tani 3 persona janë asfiksuar nga flakët e zjarrit.

Sektori për arsim pranë komunës ka sjellur vendim që në funksion të preventivës nxenesit e shkollave të Tetovës dy ditë mos të shkojnë në shkollë, raporton Almakos.
Poashtu u bëhet apel të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin pa nevojë nga shtëpia.