Gazetari kontraverz maqedonas Zoran Bozhinovski ka nxjerë fakte të reja lidhur me vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit Smilkovc, lëndë kjo e hapur edhe në prokurori nën emrin ‘Monstra’ ku më pas për këto vrasje u akuzuan disa shqiptarë të cilët vuajnë dënimin si të pafajshëm për këtë rast.

Bozhinovski ka shkruar në postimin e tij se shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm janë të pafajshëm ndërsa përmend një zyrtar të lartë të VMRO, gjegjësisht ish-kryeparlamentarin Trajko Veljanovski si organizatori kryesorë i gjithë kësaj ngjarje tragjike.

Ja çka shkruan ndër të tjera:

Më 12.09 do të organizohet mbledhje publike në Gjykatën Supreme për rastin Monstra, një tentim i ri për të shpëtuar Trajko Veljanovskin nga pesë dënime të përjetshme për përzierje në këtë rast monstruoz. Do të provoj të zbardh disa momente. Për fillim pak gjeografi. Dëshmitari i fshehtë i rrejshëm i MVR- DPMNE, në bazë të gënjeshtrave të tij të rrejshme që u dënuan me burgim të përjetshëm persona që nuk kanë lidhje me këtë vrasje të pesëfishtë, në dëshmitë e tij vazhdimisht kishte theksuar se vrasja ka ndodhur në liqenin e Zhelezarës, ndërsa prokuroria vazhdimisht e kishte përmirësuar duke ia bërë me dije emërtimin gjeografik Liqeni Smilkovës. Ja në hartë do të shihni distancën midis këtyre dy liqejve.