Reagimin e “ashpër” të  Behixhudin Shehapit, që e bën në emër të Ministrisë së Kulturës,  nuk e gjeta në asnjë portal,  por e gjeta në FB e tij personal. Sido që të jetë, ia përkujtojmë Sekretarit Shtetëror dhe njëherit kryetarit të Sh.H. “El  Hilal”, që kur reagon Ministria duhet të nënshkruhet ministri. Në këtë reagim  që e pash në FB-n tënd, nuk e pashë  emrin e ministrit. Kjo do të thotë  që ti po bën shkelje të shumëfishtë ligjore dhe njerëzore duke e “hudhë gurin e fshehë dorën”. Gjë për të cilen nuk  nevojë! Megjithate,  e vërteta është se ti nuk i përgjigjesh  pyetjes kryesore: Cilat janë kriteret e Ministrisë së Kulturës në bazë të të cilave  u refuzuan 19 shkrimtarë vendor e të huaj, nga gjithsej 22 me të cilët ka aplikuar  Shtëpia botuese “Shkupi”?!… 

Shikuar nga ana tjetër, ty nuk të pengon, që botuesit maqedonas u finansuan me  nga 15 libra!… Ndërkaq, në frymën e “shoqatës humanitare”,  ti krenohesh që anonimusave dhe jobotuesve, të inspiruar nga lokalizmi yt tetovar u ke kaluar 54 libra e jo 60 sa paskam thënë unë! Poashtu, në emër të Ministrisë, na fton te zyra jote, që të shohim se nga sa para kanë marrë projektet shqiptare (!), ndërkaq kërkesa jonë është e qartë: Ministria, në frymën e transparencës, në Programin e kulturës, për secilin projekt, të shënoj edhe shumat e parave që i ndan! Kjo është kërkesa jonë për tërë opinionin publik, jo për nevoja personale.

Sekretari Shtetëror, nuk ka nevojë të fshihet pas Reagimeve të “ministrisë” apo “kabinetit” të tij, që të më demanton mua. Por, me interes do të ishte që, pasi ta kryen punën e vet për avansimin e punëtorëve shqiptarë aty, që nuk e  ka bërë  asnjëherë, përveç  maqedonasve, të insiston te ministresha e kulturës, që të gjitha projektet e Programit me Interes Nacional të plotësohen edhe me shumat e parave të cilat janë pranuar këto projekte. Aty, do të shihej se sa është përqindja e parave që shpërndahen.  E dyta, më udhëzoni “miqësisht” të komunikoj me OH “El-HILAL”, për të më sqaruar a ka “konflikt interesi” pozita juaj me të qenit Kryetar i “El Hilalit”! Një takim “miqësor” krejtësisht i parëndësishëm, sepse të dy funksionet tua janë publike, dhe në të dy funksionet mediat elektronike dhe ato të shtypit i kanë përcjellë aktivitete e tua, edhe si Sekretar Shtetëror edhe si Kryetar i “El Hilalit”. Ne, si qytetarë, a kemi nevojë për hulumtime shtesë?! Funksioni  juaj  në Ministri  dëshmon atë se pyetja jonë për  konflikt interesi është e arsyeshme sikur edhe në rastin e anëtarit të  Komisionit të botimeve, ndoshta edhe shumë të tjerë. Dhe kjo pyetje nuk iu drejtohet vetëm  Juve  por  edhe atyre që u kanë propozuar në këto poste. Nëse atyre nuk u pengon kjo ndërsa  ne si SHB “Shkupi” dëmtohemi padrejtësisht nga Ju, në rregull. Sëpaku, ta dijmë që “vlerat” letrare  t’i mbrojmë në përputhje me kriteret e diktuara sipas nevojës. Përndryshe, ne asnjëherë, nuk do të pritojmë të gjykojmë këtë dukuri negative të konflikt interesit, sepse  nga një dukuri e këtillë rrjedhin  edhe  dhjetëra veprime tjera devijante e negative të cilat e dëmtojnë esnafin botues në Maqedoni.

Prandaj, zotëri Sekretar i Ministrisë së Kulturës dhe Kryetar i El Hilalit, nëse ke ndërmend të vazhdosh reagimin, të lutem paraqitu vetë. Mos u fsheh pas Minstrisë dhe “autorëve” të panjohur të atyre reagimeve në emër të Kabinetit dhe Minstrisë. 

Fundja, meqë nuk don të përgjigjesh përse nuk u pranuan 19 tituj të “Shkupit”, nuk ofrove argumente për asnjë avancim të punësuarve shqiptarë në Ministrinë tënde, nuk oforve asnjë provë konkrete për t’i dëshmuar “përqindjet” e të arriturave “prestigjioze” të kulturës shqiptare dhe nuk dëshmove se nuk je kryetar i “El Hilalit”, ne me shumë kënaqësi do të vijmë edhe në shoqatë, edhe në ministri, por jo për të na dëshmuar se nuk ka “konflikt interesi” dhe për të na treguar “shumat e parave” që u kanë kaluar projekteve shqiptare, sepse me atë nuk e bind opinionin për përqindjet e përmendura. Ti je funksionar publik dhe ke përgjegjësi publike, prandaj nëse ke nevojë për të demantuar, atë që unë të paskam “akuzuar” padrejtësisht, duhet ta dëshmosh publikisht me “bërjen publike të gjitha mjeteve nga Programi me interes nacional për vitin 2017, për të gjitha projektet në veb faqen e Ministrisë së kulturës” dhe “fshirjen nga memoria të gjithë shikuesve dhe lexuesve,  që të kanë parë dhe lexuar kur je paraqitur si kryetar i OH “El Hilal”, në aktivitetet e saja gjatë këtyre tre viteve”. Përndryshe, vetë Programi me interes nacional, tani e tutje do të Quhet Programi me Interes Nacional të Maqedonasve dhe të disa grupeve tjera të interesit.

Po i bëre këto, atëherë unë personalisht do të kërkoj falje publike?!..

Azam Dauti, SHB “Shkupi”

 

Shiko Reagimin e Behixhudin Shehapit ne FB-n e tij:

https://www.facebook.com/BehixhudinShehapi/?fref=ts