Zyrtarët zviceranë kanë shprehur shqetësim për rritjen e infeksioneve të koronavirusit në Zvicër

Nuk është “e mundur të parashikohej se sa shpejt numri i të prekurve do të rritet përsëri”, deklaroi Patrick Mathys nga Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG).

Zvicra shënoi më shumë se 400 raste Covid-19 të, të premten për herë të parë që nga 14 prilli, dhe se infektimet me shumicë janë nën 40 vjeç, transmeton albinfo.ch.

Vendi Alpin me 8.5 milion njerëz regjistroi 405 raste të reja, duke e çuar gjithsej në 43,532 që nga fillimi i pandemisë së re të koronavirusit.

Stefan Kuster, i cili kryeson njësinë e sëmundjeve ngjitëse të ministrisë së shëndetësisë zvicerane, këmbënguli se situata ishte e qëndrueshme, por se rastet e reja janë vertet shqetësuese, transmeton tutje albinfo.ch.

Ai tha se shkalla e riprodhimit – numri i njerëzve të infektuar nga secili person me sëmundjen – ishte më i ulët se një.

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, 39 për qind e të infektuarve në Zvicër që nga rasti i parë pozitiv në shkurt kanë qenë të moshës nën 40 vjeç, tregojnë statistikat.

Por njerëzit nën 40 janë në ditët e sotme duke llogaritur tre të katërtat e rasteve të reja, tha Kuster sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ATS të Zvicrës. /Albinfo.ch.