Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, sot në Kodrën e Diellit do të ketë fjalim në promovimin e projektit të ri për ‘Uljen e rrezikut nga përmbytjet në Rajonin e Pollogut”, përcjell Fol.

Projekti është financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike të Zvicrës, ndërsa do të realizohet gjatë katër viteve të ardhshme për UNDP-së në partneritet me MMJPH, komunat nga rajoni dhe një numër i madh i institucioneve të nivelit kombëtar dhe lokal.

Në ngjarje siç informojnë nga MMJPH, do të nënshkruhet Marrëveshje midis Qeverisë së RM-së dhe Zvicrë për ndarje të ndihmës teknike dhe financiare për realizim të projektit ”Përmirësim i shërbimeve për menaxhim me mbeturina në Rajonin e Pollogut”. Projekti është në vlerë prej 1.900.000 franga dhe duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2020. /Fol/