Për 66 centimetra është më i ulët niveli i ujit të Vardarit në vendin matës në Jegunovcë nga mesatarja për këtë periudhë të vitit dhe është 16 centimetra nën minimumin, ndërsa në tre stacionet tjera matëse lumi është në korrnizat e mesatares dhe me zvogëlim të dobët, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Katër centimetra nën minimumin është edhe niveli i Treskës në vendin matës në Makedonski Brod.

Zvogëlim të nivelit të ujit për një centimetër në krahasim me ditën e djeshme ka në Liqenin e Dojranit, ndërsa te dy liqenet tjera natyrore ai është i njëjtë me periudhën e djeshme.

Megjithatë, niveli i Liqenit të Dojranit është për 2,77 metra më i lartë nga mesatarja për tetorin, ndërsa te Liqeni i Ohrit dhe i Prespës niveli i ujit është më i ulët nga mesatarja dhe atë për 1,35 metra në Liqenin e Prespës, gjegjësisht për 14 centimetra në Liqenin e Ohrit.