Edhe zyrtarisht Bilall Kasami pranohet si kryetar legjitim i Lëvizjes BESA

Dokumenti që fol.mk e ka sigururar nga Regjistri Qendror  e që mban datën e sotme  19  mars 2018, konfirmon se i vetmi  kongres legjitim i pranuar i Lëvizjes Besa është Kongresi i mbajtur me 24 Shkurt, ku për kryetar të kësaj partie  u rikonfirmua Bilall Kasami.

Pas zyrtarizimit të vendimit  të sotshëm,  ku Billal Kasami edhe zyrtarisht mbetet si Lideri i pakontestueshëm i Lëvizjes  Besa ,  krahut tjetër të kësaj Lëvizje që në opinion njihet si krahu i Shkupit   nuk i ngelet  mundësi tjetër përveҫ shkrirjes në PDSH ose në Aleancën për Shqiptarët.