Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa ka caktuar emrat e kandidatëve bartës të listave për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit.

Koalicioni mes këtyre dy partive do të konkurrojë me kandidatë në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore dhe se tashmë janë caktuar të gjithë emrat,

Në njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa dhe pas tij Abdulla Salihu nga ASH si dhe Visara Riza, Reshat Kamberi, Ertan Demiri, Elmedina Elshani, Muaz Ismani, Isen Iseni, Mejrem Tusha, Mediana Ahmeti

Në njësinë e dytë zgjedhore bartës do të jetë Afrim Gashi nga Alternativa, ndërsa i dyti radhitet Elmi Aziri nga ASH dhe më pas Safije Sadiku – AAA, Bujare Abazi – ASH, Xhezmi Nuhiu, Blerim Abazi, Iljasa Abazi, Gazmend Xhaferi, Fatmire Ramadani, Naime Islami Zeqiri.

Në njësinë e tretë zgjedhore bartës i listës do të jenë Bekim Tateshi dhe kryetari i Këshillit të Çashkës, Halit Ferati.

Në njësinë e katërt zgjedhore është propozuar Valbona Reka, neurologu Fatmir Mexhiti, Jasmina Canoska, Idriz Idrizi, Naser Qerimi, Sajmira Saliu, Muhamed Lala. 

Në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë deputeti i deritanishëm i ASH-së, Syrja Rashidi , Remzi Mehmedi, Zelfida Sela, Mazllam Osmani, Bajram Aliu, Erzana Spaho, Adnan Beqirovski, Bekim Pocesta, Arta Iljazi, Arta Sadiku.

Dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës do të jetë kreu i ASH-së, Ziadin Sela, ndërsa më pas radhiten, Adnan Neziri,  Ilire Dauti, Hysni Ismaili, Halil Snopçe, Artina Qazimi, Afan Elezi, Mesir Selimi, Albulena Demiri Zendeli, Elhame Memedi. 

Deri në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë nga ana e partive politike.