Javier Mascherano do të largohet drejt Kinës te Hebei Fortune.

Barcelona ka lëshuar një komunikatë për media, ku nesër (e mërkurë) në ambientet e stadiumit do të mbahet një ceremoni lamtumirëse.

Nga ora 11:00 në Auditori 1899, në Camp Nou, presidenti dhe stafi i tij do të jenë prezent në këtë lamtumirë të argjentinasit.

Javier Mascherano dhe Marc-Andre Ter Stegen në konferencë për shtyp. (Photo by David Ramos/Getty Images

Po ashtu argjentinasi do ta ketë mundësinë që edhe në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit të enjten, tu thotë lamtumirë fansave të pranishëm në stadium.

Mascherano është te Barcelona që na viti 2010.

Javier Mascherano një legjendë e Barcelonës. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Ai kishte ardhur nga Liverpooli dhe ishte ndër më meritorët në trofetë e fituar nga klubi në vitet e fundit.

Argjentinasi ka fituar çdo gjë që fitohet në futbollin spanjoll dhe atë evropian.