Sot në ora 14:00, në hotel Holiday Inn – Shkup, është bërë zyrtarizimi i bashkëpunimit në mes të Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet lokale në rrethin e dytë më 29 tetor, njofton Fol.

Sot shefët e shtabeve, gjegjësisht i shtabit zgjedhor i ASH-së, Elmi Aziri dhe poashtu Afrim Gashi i Lëvizjes Besa, u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth kushteve dhe pozicioneve në koalicion.

Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, deklaroi se në bazë të rezultateve të raundit të parë konstatuan se Aleanca për Shqiptarët dhe Besa kanë nevojë për bashkëpunim, i cili do të jetë frytëdhënës.

“Ju bëj thirrje të gjithë përkrahsëve që më 29 tetor të jenë aktivë po aq sa kanë qenë aktiv më 15 tetor dhe ta mbështetin fuqishëm koalicionin tonë. Gjithandej ku ka kandidatë të përkrahet maksimalisht dhe koalicioni të jetë i sukseshëm”, ka thënë Aziri.

Poashtu edhe Gashi i Lëvizjes Besa u ka bërë thirrje të gjithë aktivistëve të Besës të votojnë Aleancën për Shqiptarët në komunat ku ata garojnë kundër BDI-së, por jo vetëm të votojnë, por të jenë edhe aktiv.

“I fitoj gjithë aktivistët simpatizantët e BESËS që në komunat ku garon Aleanca përveç votës të jenë aktiv dhe të bëjnë çmos që në skenën politik të menaxhoj një strukturë e re politike. Shpresoj që kjo frymë që tash po ndërtohet të jetë frytdhënëse dhe në të ardhmen të jetë një koalicion për të ardhmen. Është një test për ne dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të sjell ndryshime”, ka thënë Afrim Gashi.

Ai ka shtuar se shpresa është që ky koalicion t’i sjell të mira shqiptarëve dhe Maqedonisë. /Fol/