“Po unë e dua”, por jo dhimjes së këmbëve! Midis tendencave të vitit 2018 për këpucët e dasmës, ka edhe atlete, që të mos vuani nga dhimbjet e këmbëve në dasmën tuaj.

Këpucët e nuses, duke përfshirë trendet e vitit 2018, siç i kemi imagjinuar gjithmonë, kanë tre elemente thelbësorë: ato janë të bardha, kanë aplikacione ose detaje prej guri të çmuar / dantella dhe taka, pak a shumë të larta. Natyrisht, ka edhe këpucë nusesh të sheshta, por edhe në këtë rast ato janë në përgjithësi stil “balerin”, shumë femërore dhe elegante.

Po nëse nuk ndjehesh rehat me këto tipe këpucësh, sepse jeni një e varur pas atleteve? Epo, ta dish se në qoftë se ëndrra juaj është të thuash “Po unë dua” me një palë këpucë të rehatshme në këmbë, tani ju mund të martoheni me një palë atlete me shkëlqim!

Me shkëqim, me perla, aplikacione e tantella, siç e kërkon tradita për veshjen e nuses, por gjithçka është e kombinuar me rehatinë e atleteve. Dhe pastaj avantazhi është se atletet tuaja të bardha nuk do të ngelen në fund të dollapit si këpucët klasike të dasmës, por ju mund t’i përdorni ato në shumë raste, duke përfshirë edhe muajin e mjaltit!