Kësaj pyetje nuk ju përgjigjen asnjëherë! Pavarësisht disa tentativave dhe vetë incizimeve nga kamerat e sigurisë, deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski asnjëherë nuk pranuan se kanë hapur dyert. Veprën nuk e pranonin as deputetët që dyshohen të kenë udhëzuar turmën drejtë sallës së konferencave për shtyp.

U deshën 7 muaj procedurë para-hetimore që Prokuroria Publike t’i ftoj për bisedë deputetët dhe krerët shtetëror, të dyshuar për 27 prillin e përgjakshëm. Që nga hapja e dyerve të Kuvendit, organizimi i policisë për të mos marr masa kundër dhunuesve dhe deri tek përgjegjësia e ish shefit të shtabit operativ Mitko Çavkov, organi i akuzës sot do të kërkoj zbardhjen e motivit dhe përgjigjen e pyetjes pse?

Pak ditë pas zhvillimeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvend dhe pas dhjetëra pyetjeve të ngritura në lidhje me mosveprimin e policisë në mbrojtjen e deputetëve në Kuvend, Nuhiu ishte prononcuar për Alsat M duket theksuar se me ish drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov nuk ka mundur të komunikojë për orë të tëra edhe pse ky i fundit paraprakisht e kishte njoftuar se në lidhje me sigurinë në Kuvend, Shtabi Operativ ka gjithçka nën kontroll.

Erdhi Çavkov pas orës 20 dhe menjëherë e pyeta se ku ishit gjatë gjithë kësaj kohë që ju merrja në telefon? A ju bëra me dije dhe a ju tërhoqa vëmendjen se çka mund të ndodh në Parlament dhe diçka nuk është në rregull?! Ai më ktheu përgjigje se ky është populli dhe ne me popullin nuk mund të bëjmë asgjë. Dyshimet e mia janë se ai ka qenë në dijeni për të gjithë skenarin i cili i demaskua falë kontributit edhe të mediave – pati deklaruar Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm .

Prokuroria Publike deri më tani ka dëgjuar vetëm dëshmitarët dhe palët e dëmtuara nga e enjtja e përgjakshme. Të akuzuarit e parë për dhunë u falën nga Gjykata Themelore, ndërsa me burg u dënua vetëm sulmuesi i deputet i deputetes Radmilla Shekerinska.

Aktualisht, hetimet për 27 prillin po hetohen nga Prokuroria Publike dhe Departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion.