Dueli televiziv Zaev- Mickoski, pas atij Cërvenkovski- Georgievski?!

RTVM-ja sot ka ftuar në duel televiziv kryeministrin Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Sipas kësaj shtëpie informative, dy liderët do të kishin mundur të bisedojnë për çështje lidhur me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend. Interes ka shfaqur edhe Kanal 5, ndërsa termini do të vërtetohej në koordinim me kabinetet e dy bashkëbiseduesve.

Herën e fundit duel mes liderëve të opozitës dhe pushtetit kishte më 1998, edhe atë mes Branko Cërvenkovskit dhe Lupço Georgievskit.

SHPËRNDAJE