Dubaji ka edhe faqen e tij më të errët, ndërsa disa nga këto fshehtësi janë krejtësisht të panjohura për publikun

Shumë njerëz do t’u thonë se Dubai është qyteti më interesant në botë – me gjithë ata rrokaqiej luksozë, tonelata ari, automobila të shtrenjtë, restorante përrallore dhe klube të çmendura nate. Por, kjo është pamje e cila u servohet turistëve, të cilët pinë kokteje pranë pishinave para se të shkojnë në toaletet me pllaka të arta.

Dubaji ka edhe faqen e tij më të errët, ndërsa disa nga këto fshehtësi janë krejtësisht të panjohura për publikun.

1. Punëtorët punojnë 14 orë në ditë në temperaturë 40 gradë

Dubai po zhvillohet me shpejtësi të pabesueshme, ndërsa deri sa po e lexoni këtë artikull, qyteti ka shtuar së paku edhe një ndërtesë apo rrugë në pronën e tij. Ndonëse të pasurit e atjeshëm mund të kenë tërë paratë e kësaj bote, ende ju nevojitet fuqia punëtore për të ndërtuar gjërat aq shpejt. Ajo që është problem është se të pasurit mendojnë se këtë fuqi punëtore nuk duhet t’i trajtojnë si qytetarë, kështu që shumica e tyre jetojnë në kushte të tmerrshme dhe u ekspozohen rreziqeve çdo ditë.

Për shembull, qeveria këshillon turistët që kurrë të mos i ekspozohen diellit më shumë se pesë minuta nëse temperatura kalon 40 gradë, deri sa në të njëjtën kohë punëtorët fizikë punojnë edhe deri në 14 orë në këto kushte. Natyrisht se kjo shkakton probleme shëndetësore, fatkeqësi, pra edhe raste të vdekjes, po për to heshtet.

2. Burgim për shkak të puthjeve në publik

Njerëzit në Dubai i kanë me shumicë myslimanë, që do të thotë se rregullat, e sidomos ato mbi intimitetin, zbatohen me rreptësi. Të gjitha ato fotografi në Instagram mund të mashtrojnë lehtë, duke e paraqitur si vend liberal, por ky është gabimi më i madh të cilin njeriu mund ta bëjë gjatë vizitës atje. Jo vetëm se ndalohet të puthurit, por edhe mbajtja për dore në publik – ndërsa turistët të cilët i thyejnë rregullat paguajnë dënime të mëdha. Po të vendosin të kundërshtojnë, i pret dënimi me burg.

3. Tregtia me njerëz

Ndonëse ligjet janë të rrepta kur është fjala për alkoolin, drogën e seksin, rregullat nuk vlejnë gjithmonë. Një vajzë mund të gjendet në telashe vetëm nëse del në rrugë me duar të pa mbuluara, kur bije nata – gjithçka ndryshon. Profesioni më i vjetër në botë lulëzon në Dubai – ka mbi 30 mijë prostituta, të cilat shfaqin lëkurën e tyre dhe marrin 500 dollarë në orë. Por, ky nuk është problemi kryesor.

Problemi më i madh është se pushtetarët e mbështesin prostitucionin dhe fitojnë në këtë, ndërsa robët e bardhë janë fshehtësi publike e Dubait, për të cilën policia i mbyll sytë.

4. Hidhen sasi kolosale të ujit

Meqë është i vendosur në shkretëtirë, Dubai duhet të importojë ujë. Gjithnjë deri sa paratë atje rriten në pemë, hedhjen e ujit të pijes nuk e shohin si problem. Për shembull, atje ka shumë fusha golfi për mirëmbajtjen e të cilave duhen rreth katër milionë galonë ujë në ditë, vetëm që bari të mbetet i gjelbër. Deri sa pjesa tjetër e botës ballafaqohet me mungesa të mëdha të ujit të pijes dhe njerëzit vdesin etjeje, për këtë nuk shqetësohen në Dubai, deri sa mund të luajnë në qetësi golf.

5. Kur të mos ketë naftë, e tëra do të dështojë

Nuk është vështirë të ndërtosh parajsën mjedis asgjësë deri sa ke bollëk të “arit të zi”, Të gjithë e dinë se regjioni i Lindjes së mesme dukshëm varet nga nafta dhe këtë e kanë mbështetje të ekonomisë. Por, duket se njerëzit nuk e kuptojnë se asgjë nuk zgjat përgjithmonë, ndërsa parashikimet zbulojnë se nafta do të shterojë pas nja 20 vitesh.

Atëherë, ose nuk do të ketë mjaft, ose çmimi i saj do të jetë aq i lartë, sa njerëzit do të kalojnë në burime tjera të energjisë.

6. Racizëm i çmendur

Në shekullin XXI shumica e botës nuk e pranon më racizmin si normë, por kjo është forcë lëvizëse e Dubait. Qyteti është vend brutal me rregulla të egra, ku njeriu vlen vetëm aq sa i vlen pasaporta. Kështu, për të njëjtën punë në të njëjtën ndërmarrje, evropianët e amerikanët fitojnë pagë dyfish më të madhe nga kolegët e vendeve të Botës së tretë.

7. I shndërrojnë punëtorët në robër dhe ua marrin pasaportat

Sa më thellë të gërmohet, aq më shumë dalin tregime të errëta. Dubai është vend, ku skllavëria ende është e pranishme. Natyrisht, formalisht gjithçka është legale, por në praktikë njerëzit nga vendet si India, Pakistani e Kina i detyrojnë punëtorët të punojnë jashtë orarit gati për hiq para.

Pos kësaj, shumë prej këtyre fatkëqijve nuk mund ta braktisin Dubain, sepse pushteti apo kompanitë pas ardhjes ua marrin pasaportat. Ky nuk është skenar filmi, por realitet i vrazhdë i njerëzve, të cilët kanë emigruar atje me shpresë për jetë më të mirë, por shpejt e zbulojnë se kanë arritur në ferr.

8. Haptas e shkatërrojnë ambientin jetësor

Me ndihmën e fuqisë punëtore të robërve, Dubai po zhvillohet shpejt, ndërsa çdo ditë paraqiten kompleksë të reja nga asgjëkundi. Nga secili kantier vijnë sasi të mëdha të plehrave, kanalizimit e hedhurinave kimike. Sistemet për përkujdesje nuk mund ta përcjellin tempin e zhvillimit, kështu që kompanitë hedhurinat e veta i hedhin diku tjetër. Kjo rëndom nënkupton detin.

9. Kafshët e egra atje nuk janë të egra

Pasanikët e Dubait kanë aq shumë para, sa më nuk dinë si t’i shpenzojnë. Disa blejnë automobila të artë, të tjerët notojnë në qumësht, ndërsa trendi më i ri është marrja e kafshëve të egra ekzotike si manarë shtëpiakë. Sheikët më nuk janë të kënaqur me qen e mace, por më me dëshirë blejnë tigra, pantera, luaj e të ngjashme.

Me këtë rast paguajnë edhe trajnerë e dreserë, të cilët i keqtrajtojnë kafshët për t’i civilizuar, e ata të jenë të sigurt.

10. Liria e fjalës është mit, ndërsa vendi diktaturë

Kushdo që shfaq haptas një mendim me të cilin nuk pajtohen të pushtetshmit, merr thirrje telefonike nga e ashtq. polici e fshehtë e Dubait. Krejtësisht haptas ata ofrojnë dy zgjidhje – të heshtin apo të humbasin çdo gjë që kanë. Pos kësaj, madje 80 për qind e banorëve janë emigrantë, ndërsa nëse i huaji flet diçka të keqe – thjesht e deportojnë.