Banda prej tre personave është arrestuar pasi kanë filmuar përdhunimin e rëndë të një gruaje në  Uppsala të Suedisë.

Djemtë filmuan për 3 orë ‘Live” në Facebook . Filmimi i rëndë u pa prej qindra personave. Ata menjëherë njoftuan policinë për ngjarjen, të cilët nderprenë dhe transmetimin e videos.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje.  Arrestimi i djemve u bë gjatë një aksioni të policisë pas orës nëntë të mëngjesit.

Sipas një personi i cili e pa transmetim të drejtpërdrejtë, gruaja e cila është përdhunuar dukej “mjaft e dehur” dhe u shfaq “krejtësisht e vdekur”, ndërsa një nga burrat e ngacmonte atë.

Tashmë të rinjtë e arrestuar po merren në pyetje dhe presin vendimin nga gjykata. Ndërkohë vajza ndodhet në spital pasi gjëndja e saj është shumë  rëndë. Ajo ka mbetuar e shokuar.