Charles Dayot, kryetari i bashkisë së Mont-de-Marsan, ka ngrënë një mi për një bast që kishte vënë mbi ndeshjen Barcelona-PSG.

Në fakt kanë kaluar më shumë se katër muaj, që kur Barcelona eliminoi PSG në një takim spektakolar, që përfundoi me përmbysje historike 6:1 për Blaugrana, çka u dha këtyre të fundit mundësinë të përparonin në turin tjetër.

Para ndeshjes në fjalë, kryetari i Mont-de-Marsan, Charles Dayot, vuri një bast, i bindur se skuadra franceze nuk do të kishte asnjë problem për t’u kualifikuar, pas ndeshjes së parë në “Parce de Princes” (4:0), raporton telesport.

Madje, ai vuri bast se do të hante një mi, nëse ndodhte e kundërta. Në fakt përmbysja e Barcelonës la me “gojë hapur” të gjithë botën, duke e detyruar bastvënësin në fjalë që të mbajë fjalën e tij. Me një fanellë të Barcelonës në tavolinë dhe një pecetë të PSG-së, kryetari i bashkisë nxitoi për të shijuar plot… delikatesë. Ai, madje, tha se e dinte “si një lepur” atë që ishte i detyruar për ta ngrënë, pas bastit publik që kishte vënë disa kohë më parë.