Gazmend Kadriu është Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të Union Bank Albania që nga fillimi i aktivitetit të Bankës në vitin 2005. Ai është një bankier me përvojë me mbi 20 vjet të shpenzuar në sistemet bankare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe mbikëqyrjen e bankave, auditimin dhe konsultimin.

Kadriu ka punuar në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë, 1993 – 1998, nga të cilat gjysma si Shef i Departamentit. Më vonë ka shkuar në auditimin dhe konsultimin e bankave, duke përfshirë tre vjet në Ernst & Young Shkup, nga 2001 deri në fund të vitit 2003. Më pas, ai ishte drejtor ekzekutiv dhe anëtar i Bordit të Bankës së Re të Kosovës (tani NLB-Prishtina Bank) në 2004. Ndërkohë ai ka shërbyer edhe pesë vjet si anëtar i Bordit dhe anëtar i Komitetit të Menaxhimit të Riskut në Tutunska Banka Shkup, Maqedoni.