Në një autostradë në Kinë për pak sa nuk ua mori jetën dhjetëra personave që në ato momente ishin afër veturës me gaz, që mori flakë dhe filloi ta shpërndante gazin nëpër gjithë rrugën.

Edhe pse dy persona kanë pësuar djegie të rënda dhe gjashtë tjerë më të lehta, mund të thuhet lirisht se ishin njerëzit më me fat pasi kanë mundur të përfundojnë të vdekur, duke marrë parasysh faktin se sa i madh ishte zjarri, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një veturë e kaltër që përfshihet nga zjarri, dhe pasi që rezervuari po i rridhte e gjithë rruga u mbulua nga zjarri duke krijuar një mur të zjarrtë si nëpër filma aksion.

Ngjarja e pazakontë është filmuar gjatë të dielës në një autostradë në provincën kineze Hebei afër Pekinit.