E hënë, 29 Prill, 2024
Ballina Lajme PSP heton përvetësimin e 30 milionë eurove në MPB të Maqedonisë

PSP heton përvetësimin e 30 milionë eurove në MPB të Maqedonisë

Kjo deklaratë u bë në ceremoninë e pranimit të donacionit të sotëm të Gjermanisë, që përbëhet nga 16 automjete për policinë kufitare. Këto automjete do të futen në shfrytëzim në Strugë, në Departamentin për çështje kufitare dhe migrim.

Gjermania ka shpenzuar 240 mijë euro për këtë donacion veturash për MPB-në.

Zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni, Marko Akvatiqi theksoi se ky donacion është një konfirmim i marrëdhënieve të mira dypalëshe midis dy vendeve dhe bashkëpunimit të dy policive.

Çështjet e sferës së sigurisë janë shumë të rëndësishme për të dyja vendet, ndërsa kjo ndihmë është vërteti se Gjermania është e vetëdishme për rolin e Maqedonisë në menaxhimin me sfidat e krizës së refugjatëve, tha zv. ambasadori Akvatiqi.