Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik pasditen e sotme në Itali, ditën e sotme. Aurelio Hasaj, i cili sot festonte ditëlindjen, është aksidentuar në komunën e Milazzos, në Messina, teksa udhëtonte me një skuter së bashku me një vajzë.

Siç raportojnë mediat lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur mjeti me të cilin lëviznin dy bashkëmoshatarët u përplas me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes 16-vjeçari mbeti i plagosur rëndë, pasi u përplas me forcë në asfalt, ndërsa vajza me inicialet P.G, ka pësuar lëndime të lehta dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

16-vjeçari shqiptar u transportua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, por humbi jetën gjatë operacionit.