Ju mund të mendoni se jeni mjaftueshëm të pastër, kur vjen puna për tek punët e shtëpisë, por në të vërtetë, ne thjesht kemi bërë një pastrim rutinë.
Rezulton se telekomanda e televizorit, apo pulti i kondicionerit, janë vetëm dy nga shumë gjërat që nuk i kemi pastruar, ndërsa kemi pastruar të gjitha rreth tyre.Këto janë 9 gjërat në shtëpinë tuaj që ju kurr nuk i keni pastruar, por në të vërtetë duhen pastruar. Ndaj është koha të shtoni dhe këto vende apo objekte, në listën tuaj të punëve.

Çanta sportive – Nëse nuk lani çantën tuaj sportive, mos harroni, se brenda saj keni futur rroba me djers, pas aktivitetit tuaj sportiv. Të paktën, nëse nuk keni kohë që ta lani atë, fshijeni me një leckë të butë e të lagur.Çanta të përdorshme – Nëse ju përdorni të njëjtat çanta kur ju bëni pazarin tuaj, atëherë trajtojeni atë si pluhurat e shtëpisë, kthejeni mbrapsht dhe lajeni në makinën larëse për të dëbuar çdo baktere që zgjat, gjë që rrezikon të futet në ushqimet që ju blini.Gjërat në sipërfaqe – Fakti që ju nuk mund ta shihni, kjo nuk do të thotë që mund të jetë e pastër. Sigurohuni të pastroni dhe ato vende, që ju nuk mund ti shihni me sy të lirë. Si përshembull sipërfaqen mbi dollap, dritare, dyer apo frigorifer.Furçat – Përdorimi i një furçe apo të një fshese, pa dyshim që mbajnë mikrobe. Me patjetër duhet ti lani me ujë të ngrohtë dhe me sapun, për të vrarë mikrobet në to, pasi i kemi përdorur për fshirjen e shtëpisë.Telekomanda e televizorit – Në pjesën më të madhe të kohës, telekomanda qëndron në dysheme apo herë pas herë përplaset në divan. Po ashtu ajo përdoret nga njerëzit, edhe kur ushqehen. Ndaj konsiderojeni të rëndësishme si fshirjen e pluhurave të mëngjesit.Sirtarët në frigorifer – Ju ndoshta raftet e frigoriferit, i pastroni sa herë që fshini frigoriferin në sipërfaqe. Ato mund të mbushen me baktere nga ushqimet që mbajnë, dhe jo gjithmonë është e mjaftueshme vetëm fshirja. Larja e tyre me ujë të nxehtë është e domosdoshme.Makina larëse – Bakteret mund të zhvillohen në makinën larëse, veçanërisht nëse ju e pastroni atë në mënyrë të pjesshme. Ndaj mbajeni të pastër atë, duke e ajrosur shpesh, duke lënë derën hapur kur nuk është në përdorim apo duke e kontrolluar rregullisht pjesën e kullimit.Hapësirat mes pajisjeve – Janë vende që nuk i kap lehtë syri, ndaj me një copë të hollë dhe të lehtë, mund të pastroni hapësirat mes objekteveTastiera e kompjuterit – Ne të gjithë i kemi dëgjuar papastërtinë e saj, tastiera është shumë herë më e ndotur se sa tualetet publike. Sigurohuni që ta pastroni, çoftë dhe pluhurin mes butonave.