Gjatë dekadave të fundit me evolimin e shkencës ka evoluar edhe mendimi, argumentimi dhe transparenca e informacioneve.Ne, jemi krijesa njerëzore dhe Krijuesi absolut i Gjithçkaje na ka graduar me emrin njeri. Është e mahnitshme të shikosh mënyrën sesi Krijuesi e krijon krijesen e Tij, njeriun.  Dikur në vitet shumë përpara ka qënë e vështirë të shpjegoje dukuri të jetës reale. Një ndër to e cila është e pranishme në jetën tonë është edhe Lindja e njeriut. Mënyra sesi krijohet dhe fazat e tij, në Kur’anin famëlartë shpjegohet qartë kjo dukuri. Mjafton të citojmë ajetin e Kur’anit: “…Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij ësht pushteti…” (Ez-Zumer 6)

Duke parë edhe në ajetin e mësipërm vërejmë se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza të veçanta. Biologjia bashkëkohore ka zbuluar  se zhvillimi embrional i foshnjës realizohet në tre sekotrë të veçantë në barkun e nënës. Në ditët e sotme të gjitha tekstet e embriologjisë që studiohen në fakultetet e mjekësisë ky subjekt trajtohet si pjesë e njohurive themelore dhe është një ndër bazat e shpjegimit të saj. Ka libra të cilat janë pika referimi reth kësaj dege. Marim si shembull librin : Bazat e Embriologjisë së Njeriut i cili është i rëndësishëm në këtë fushë. Në këtë libër përshkruhet : “Jeta në mitër kalon në tri faza: Paraembrionike( dy javët e para plus gjysma e javës së tretë), Embrionike dhe Fetus( fundi i javës së tetë e deri në lindje).” Këto janë fazat të cilat u referohen etapave të ndryshme të zhvillimit të një foshnjeje dhe katrakteristikat kryesore të këtyre etapave janë:

– Faza paraembrionike

Në këtë faze, zigota rritet nëpërmjet ndarjes së saj dhe, kur bëhet një grumbull shumëqelizor, ajo ngjitet në muret e mitrës. Ndërsa vazhdojnë të rritet qelizat organizohen në tri shtresa.

– Faza embrionike

Kjo fazë zgjat për pesë jave e gjysmë, gjatë së cilës foshnja quhet “embrion.” Në këtë fazë, sistemet dhe organet kryesore të trupit fillojnë të shfaqen prej shtresave qelizore.

– Faza fetus

Në këtë fazë embrioni e merr emrin “fetus”

Kjo fazë fillon në javën e tetë të shtatzanisë dhe zgjat deri në momentin e lindjes. Karakteristikë dalluese e kësaj faze është se fetusi merr formën e një qenieje njerëzore me fytyrë, duar dhe këmbë. Mëgjithëse fillimisht është vetë, 3 cm i gjatë, që të gjitha organet e tij janë të dallueshme. Kjo fazë zgjat për rreth 30 javë dhe zhvillimi vazhdon deri në jacën e lindjes. Ky informacion reth zhvillimit të foshnjës në barkun e nënës u bë e mundur dhe u arit vetëm me mjete dhe metoda të zhvilluara bashkohore. Kjo dhe shumë argumente të tjera shkencore janë shpallur në ajetet e Kur’anit famëlartë. Përmëndja e këtij informacioni kaq të detajuar dhe të përpiktë, në një kohë kur njerëzit kishin njohuri të pakta mbi çështjet e embrinologjisë është një tregues dhe një argument i qartë se Kur’ani famëlartë nuk është fjala e një njeriu, por është fjala e Krijuesit të Gjithësisë