Maqedonia dhe Serbia do të punojnë në avancimin e bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën e sigurimit pensional dhe invalidor.

Për këtë sot në Beograd kanë biseduar ministri serb i Punës, Punësimit, të Çështjeve Sociale Zoran Gjorgjeviq dhe kryerësin e punëve në Ambasadën e Maqedonisë Vasko Gërkov.

Siç informojnë nga Ministria serbe, në takim është biseduar për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të ardhshëm.

Ministri Gjorgjeviq e ka theksuar rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe të të dyja vendeve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, ndërsa është biseduar edhe për shkëmbimin e përvojave në fushën  e integrimeve evropiane.

Kryerësi i punëve në Ambasadën e Maqedonisë ka theksuar se propozimet do të transmetojë deri te institucionet kompetente në Shkup, si dhe se Serbia ka partner në Maqedoni që do ta bëjë përpjekje ta avancojë bashkëpunimin ekzistues dhe t’i ngritë marrëdhëniet dypalëshe në nivel më të lartë./Zhurnal/