Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e ka mësuar kundërshtarin e radhës për kualifikimin në Europa Ligë,

Ndeshja mes Trakait dhe Norrkoping ka përfunduar dhe skuadra fituese do të përballet me ekipin shqiptar.

Ajo që siguroi kualifikimin ishte ekipi nga Lituania, Trakai që do të jetë kundërshtari i radhës për Shkëndijën e Tetovës. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 27 korrik, kurse ajo e kthimit më 3 gusht.

Vlen të përmendet se klubi lituanes eliminoi skuadrën që mposhti ekipin kosovar, Prishtina.