Senaca gjyqësore për rastin “Monstra” shtyhet për shkak të mosprezencës e te akuzuarit Fejzi Aziri.Sipas avokatit të tij për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në spital. Mirpo Prokurorja Fatime Fetai hodhi poshtë arsyen e avokatit sepse nuk kishte dokument që dëshmonë se i akuzuari është sëmurë.

Babai i njërit prej të vrarëve në Liqenin e Smilkovës, akuzon zyrtarë të BDI-së për lidhje me rastin Monstra. Goran Nakevski ka thënë se me përgjegjësi morale dhe penale deklaron se kryeministri Zaev, u premtoi se do t’ua japë të ashtuquajturat “pesë sekrete shtetërore”.

“Atëherë e kishte kundërshtare BDI-në dhe thoshte se janë gjashtë funksionarë të përfshirë. Na tregoi transkripte në prani të avokatëve Dafinka dhe Filip Medarski. Ishin edhe baballarët e tjerë të djemve. Për shkaqe politike premtimi i tij nuk u përmbush. Kërkoj të merrni deklaratë nga gjithë prindërit që ishim në atë takim. Në e dimë se ato materiale për momentin gjenden në LSDM. Kërkojmë ta bastisni selinë e tyre pasi ata shantazhojnë me këto materiale. Ne nuk gënjejmë. Le të vijë të ballafaqohemi para juve, mund ta presim sa të dojë. Zaevi manipulon me këtë rast pasi vetura Omega nuk është e Alfave”, deklaroi Nakevski.

Gjyqtari Ognen Stavrev u’a dha fjalen prindërve të trishtuar se do i shkojnë deri në fund rastit: Ju premtoj so do të shkojmë deri në fund së shpejti do te vijë deri te e vërteta.Kerkojë nga ju vetëm të më ndihmoni dhe të kini durim,përfundoi Stravrev.

Nevzat Bejta, zyrtar i lartë i BDI-së emri i të cilit permendet në rastin “Monstra”, refuzon të komentojë mbi deklaratat e prindërve të djemve të vrarë, për përfshirje në vrasje. I komunikuar nga gazetarët, për tu prononcuar në lidhje me akuzat, ai është përgjigjur ashpër ”Jashtë shtetit jam,nuk komentojë për rastin Monstra”. Seanca e radhës pritet të mbahet më 15 maj.