Opinion: Rabije Osmani

Reformat në arsim sipas M.A.SH-it për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ora e mësimit do të zgjasë 55 minuta,duke përfshirë një periudhë pushimi prej 15 minutash. Nxënësit aktualish nga klasa e parë deri në klasën e tretë kanë 10 lëndë mësimore, të cilët do të reduktohen në pesë lëndë, gjuhën amtare, matematikën, Botën rreth nesh, Artin figurativ, Kulturën fizike, ku lëndët të cilët janë aktualisht do të përmblidhen sipas tyre në pesë lëndë mësimore.

1. Reformat për zgjatjen e orës 55min është me vend sipas përvojës së punës sepse mësimdhënësve dhe nxënësit do të kenë më shumë kohë në dispozicion për arritjen e qëllimeve mësimore. *Mund të parashtrohet pyetja: Sa është përqëndrimi i nxënësve në moshën përkatëse për mësim efektiv? Përgjigjja është : Ne të gjithë e dimë që ora mësimore fillon me teknikë (lojë) për nxjerrjen e qëllimit apo përsëritjen e mësimit të kaluar… etj. Sipas qëllimit që është përcaktuar më parë, në bazë të saj përgatiten teknikat dhe taktikat përkatëse te lojërave t[ cilat mund të zgjasin 10-20 min. Pas nxjerrjes së qëllimi fillohet me zhvillimin e mësimin ku në ciklin e ulët nuk duhet të jetë më shumë se 10-15 min, sepse bije përqendrimi i nxënësve. Pasi detyra të shtëpisë nxënësit nuk do të kenë në shtëpi atëherë arsimtari duhet të përgatis një apo dy teknika të radhës e cila mund të përfshije edhe detyra e shtëpisë me këto teknika apo lojëra. Kjo teknikë do të zgjas 20-25 minua së bashku me prezantimin dhe saktë i bije një ora 55 minuta. Prandaj e mbështes orën 55 minuta në ciklin e parë po pse jo edhe të dytë 55 minuta, sepse gjithmonë nuk na ka mjaftuar koha për fidbekun e duhur nga ana e nxënësve, besoj se jo vetë mua po edhe kolegeve/ëve të mijë.

2. Pyetja e radhës është sa do jetë e gatshme Ministaria e Arsimi dhe Shkencës të jetë gati në shtator për literaturën e nevojshme- libra për nxënësi? _Kjo është reforma e tret për 15 vjet dhe gjithmonë kur ka pasur reforma më shumë kanë humbur nxënësi. Më ndryshimin e sistemi nëntëvjeçar nxënësi mbi tre muaj gati në gjysmëvjetorin e parë furnzoheshin me libra. Pra nxënësi janë viktimë sepse shteti nuk parapërgatitje për reformat por vetëm shpejt e shpejt i futën në zbatim reformat.

3. Ku do të realizohen pilot projektet dhe sa do të zgjas? -Nëqoftëse pilot projektet do të realizohen si gjithmonë që janë realizuar në kryeqytet ku pa edhe kushte, ndërsa pjesa dërmuese e shkollave rurale dhe pse j edhe ë qytezave dhe qyteteve nuk posedojnë kushte dhe mjete të nevojshme si shkollat e kryeqytetit apo qyteteve të mëdha!

4. Çfarë ekspertësh do të vlerësojnë a është projekti i suksesshëm apo vetëm sipërfaqësisht të bëjnë lajtje parash? _Ngelet të shifet në të ardhmen!

5. Pushimi të zgjasë 15 min pas çdo ore mësimore: “Mësuesi vendos kur të japë pjesën e pushimit dhe si do ta realizojë atë. Rekomandohet që një nga pushimet të parashikohet për aktivitete të kohës së lirë jashta klasës” . *Si do ta kalojnë nxënësit e moshës 6-9 pushimin15 min? Të qëndrojnë në klasë 15 min sipas rendit shtëpiak të shkollës, të dalin jashtë, të luajnë apo bëjnë ndonjë aktivitet… ! Të zgjedh mësimdhënësi aktivitet jashta klasës pak vëshirë!!! Zgjatja e pushimeve në çdo orë, në përjashtim të pushimit të madh më duket e tepruar pasi nuk kemi kushtet dhe hapësira e nevojshme për mosha përkatëse. Më parë duhet të rregullohen këndet, ato të pasurohen me mjete mësimore që nxënësit 15 minutëshin ta shfryjnë sipas dëshirës. Pra për këtë ngeli skeptik dhe do ti a lëmë kohës që ta dëshmoj!

6. Detyrat e shtëpisë janë të qëlluara që të realizohen në shkollë që të mbykqyren dhe kontrollohen nga arsimtari…

7. “Sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit, nxënësit nga klasa e parë deri nga klasa e tretë të kenë do të kenë jo më shumë se katër orë në ditë, e cila do të reduktojë kohën që nxënësit të kalojnë në klasë.” Në bazë të planprogrameve të deritanishme nxënësit e klasave të para deri të tretën kanë nga 5 orë ose 6 orë mësim. Dallimi i tanishëm dhe i reformave është 20 minua më pak mësim dhe 30 minuta përafërsish më shumë pushim.

8. Testimi i nxënësve do të zvogëlohet por realizimi i teknikat dhe aktivitetet do të rritet.