Qeveria siriane paralajmëroi Turqinë kundër nisjes së një fushate bombardimi në krahinën siriane të Afrin, duke thënë se në një rast të tillë mund të përdoren mbrojtjet e saj ajrore.

Një reagim i tillë i qeverisë siriane, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi Ankaraja kishte kërcënuar sulmet ajrore kundër milicive kurde të Afrit.

“Ne paralajmërojmë lidershipin turk se nëse ata fillojnë operacione luftarake në zonën Afrin, kjo do të konsiderohet si një akt agresioni nga ana e ushtrisë turke”, tha zëvendësministri i Jashtëm sirian Faisal Meqdad në një deklaratë të raportuar nga mediat shtetërore.

“Mbrojtja e ajrit siriane ka rikthyer forcat e tyre të plota dhe ata janë të gatshëm të shkatërrojnë objektivat turke të aviacionit në qiejt e Republikës Arabe të Sirisë”, shtoi ajo.

Deklarata vjen pasi zyrtarët turq kërcënonin të sulmonin milicitë kurde në zonë për të parandaluar krijimin e një “forcë kufitare” të mbështetur nga SHBA, bazuar në zonën Afrin në Sirinë veriperëndimore.

Uashingtoni që nga ajo kohë ka tentuar të minimizojë forcën e planifikuar prej 30,000 trupash, të cilën Ankaraja e ka quajtur një “ushtri terrori”.

Më parë, operacioni ushtarak turk në Siri në 2016-17 shkoi praktikisht pa kundërshtime nga Ushtria Siriane.

Ky operacion vuri në shënjestër dy milicitë kurde dhe luftëtarët e grupit xhihadist të Shtetit Islamik.