Partia Demokratike Shqiptare – dega Bërvenicë në mbledhjen e mbajtur sonte vendosi që të përkrah kandidatin e pavarur për kryetar të kësaj komune, Enver Pajaziti.

Këtë vendim dega e PDSH-së në Bërvenicë e miratoi për arsye të mospërçarjes së votës shqiptare në këtë komunë.

Në këtë mbledhje PDSH gjithashtu përzgjedhi listën e saj të këshilltarëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet e 15 Tetorit dhe për bartë së listës zgjodhi Arben Rufatin.

Punimet e kuvendit i ndoqi Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci si dhe struktura partiake e degës në Bërvenicë.