Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi duket se nuk e ka menduar fare se përdorimi i fëmijëve në raste të fushatave zgjedhore është i ndaluar dhe i dënueshëm me ligj.Jo vetëm me ligjet e Maqedonisë por është i dënueshëm edhe me akte ndërkombëtare, pasi me këtë del të jetë shkelur Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.

Fotoja e shkrepur  më lartë është vetëm një nga fotot e shumta të publikuara në faqen e zyrtare, të Fatmir izairit, me shenja të kampanjës zgjedhore dhe është rasti më i freskët kur fëmijët ekspozohen në kampanja të ndryshme politike.

Veprime të ngjashme ka pasur edhe më herët  nga subjekti politik që i përket Fatmir Izairit  të BD-së.

Aktet e tilla janë shqetësuese dhe jo etike i shfrytëzimit të fëmijëve për  përfitim të pikëve politike gjatë fushatës elektorale në aktivitete propaganduese parazgjedhore, sepse këto veprime mund të nxisin politizim, konflikte dhe dhunë mes bashkëmoshatarëve.

Sigurisht se një pjesë të përgjegjësisë mbajnë edhe organet kompetente, si KQZ-ja, Ministria e Arsimit sepse këta nuk duhet lejojnë keqpërdorimin e nxënësve, pengimin  e procesit mësimor  gjatë fushatës zgjedhore si dhe të mos shfrytëzohen ambientet shkollore gjatë fushatave elektorale të subjekteve politike.

Prandaj , këto pamje shpresojmë të jenë të fundit dhe le të jenë kambanë, jo vetëm për Dokin e Zhelinës, por edhe për kandidatët tjerë që pretendojnë të bëjnë gara zgjedhore për të marrë detyra publike. Le të jenë “kamban” edhe për prindërit që të vetëdijësojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. Po ashtu, apelojmë te prindërit, të cilët përcjellin aktivitete zgjedhore të partive, që të mos i politizojnë fëmijët.

©fol.mk