Miq të dashur,
I kemi në dijenë kushtet në të cilat ju po i vuani dënimet. Siç keni patur rastin të lexoni apo të njoftoheni, qeveria ka aprovuar vendimin për qasje në hartimin e një LIGJI PËR AMNISTI. Propozim-Ligji do të duhet të jetë i përgatitur deri në fund të muaj tetorë, kështu shkruan në rregjistrin e vetëm nacional elektronik . Pastaj do të vijojë DEBATI PUBLIK.
Miq të dashur, secilit mund ti ndodhë që ndonjëherë gjatë jetës edhe të gabojë apo të bie ndesh me ligjin, andaj kudo në botë për shkelje të ligjit njerëzit dënohen me privim nga liria. Por ska dyshim se shum kush nga ju, pavarësisht përkatësisë nacionale,fetare,racore apo politike është i dënuar me burg me kohëzgjatje të ndryshme bile deri në përjetësi.
Duhet të mbetemi me shpresë se ky ligj pa dyshim se për nevojën rehabilituese do të ketë falje të kohëzgjatjeve përkatëse mendoj për shumë vepra të ndryshme. Por kuptojeni ky ligj nuk do të kuptojë amnisti totale për të gjithë, por gjithsesi ky ligj do të duhet të ngërthejë lëndët diskutabile për rekonstruim të të njëjtave, lëndë për të cilat opinioni më i gjërë si dhe ai ndërkombëtarë shpërfaq dyshime në provimin e fajësive.
Ju siguroj se krahas shumë ekspertëve të fushës edhe unë personalisht do të angazhohem publikisht në debatet për këtë ligj, po Ju lutem kjo nuk do të thotë se gjithçka do të përfshihet ashtu siç mendoj unë apo ju. Megjithëate ia vlenë për të shpresuar, sepse bëhet fjalë për pendimin tuaj, për shëndetin tuaj dhe fatin e familjeve tuaja !
Mbështetuni në fuqinë e Zotit, për ata që vërtetë nuk kanë faj Drejtësia e plotë herdo kurdo do të arrijë !
Faleminderit ,

Shkruan :Qenan Aliu