Një çift i moshuar nga Turqia vdiqën brenda 30 minutave në të njëjtin spital nga një atak në zemër duke lënë pas gjashtë fëmijë.

Esma Tüfekçi, 75-vjeçare kishte dhimbje në kraharor dhe humbi jetën ndërsa po transportohej me ambulancë në spital.

Duket se burri i saj 85-vjeçar Selahattin Tüfekçi nuk e ka përballuar humbjen e saj dhe u rrëzua në dysheme pasi pësoi një sulm në zemër dhe humbi jetën menjëherë.

Të dy, burrë dhe grua u shpallën të vdekur në orën 18:30, respektivisht 19:00.

Thuhet se Selahattin, pak para se të pësonte sulm, tha: “Çfarë do të bëj nëse do t’i ndodhë diçka gruas sime? Ju lutem, shpëtojeni jetën, nuk mund të jetoj pa të”, para se të pësonte sulm në zemër.