Psikologët janë kundër që t’u mësojnë fëmijëve që Babadimri është prej vërteti, pasi pretendojnë që kjo “gënjeshtër” po ia dëmton lidhjen e prindërve me fëmijët e tyre.

Sipas dy ekspertëve kur fëmijëve ju themi që Babadimri ekziston dhe kur fëmijët e kuptojnë të kundërtën, kjo gjë ia dëmton besimin e fëmijës, transmeton Klan Kosova.

Psikologu, Christopher Boyle dhe sociologu Kathy McKay, gjithashtu dënojnë idenë që “babai” që vjen nga Poli i Veriut e cakton se cilët fëmijë janë të mirë e cilët të më pak të mirë.

“Nëse prindërit e tyre janë në gjendje që të gënjejnë për diçka kaq të veçantë dhe magjike, a mund të vazhdojnë atë gjithmonë këtë gënjeshtër?”

“Kur fëmijët e kutpojnë që janë gënjyer për disa vjet me radhë, ata do të fillojnë të mendojnë për gënjeshtra të tjera që prindërit mund t’ja kenë thënë por që nuk i kanë zbuluar”, është shprehur profesori Boyle.

Përveç kësaj ata sugjerojnë që prindërit mund të mos motivohen nga mendimet që kanë fëmijët e tyre, por kanë një dëshirë egoiste që përmes tyre ta rijetojnë fëmijërinë e tyre