Sipas Plotësimit dhe Ndryshimit të Ligjit për qeverinë, ish-kryeminstri (N.G) ka patur në disponim (sipas ndonjë metodologjie) gjashtë persona zyrtarë të MPB për sigurinë e tij, krahas benefiteve të tjera. Dhe mu për këtë PYETJA që kërkon përgjigje është ;- Si kanë vepruar këta persona zyrtarë nëse eventualisht ish- kryeminstri me vetë dëshirë i ka larguar apo ka refuzuar në ditën kritike SIGURIMIN nga ana e tyre.

Nëse ai eventualish ka refuzuar ata, të njëjtit a e kanë informuar me kohë dhe saktë hierarkinë e sektorit përkatës ?!

Detektimi i pështjelljes dhe locimi i përgjegjësisë për arratisjen e Nikolla Gruevskit FILLON NGA KJO PËRGJIGJE . Ndërsa kush dhe si organizoi logjistikën e arratisjes përmes disa shteteve është çështje tjetër . (q/a)

Në vazhdim ja edhe ligji që rregullon të drejtën e Kryetarit të Qeverise së Republikes së Maqedonise të cilit i është ndërprerë funksioni

L I GJ PËR PLOTESIMIN E LIGJIT PËR QEVERINE E REPUBLIKES SË MAQEDONISE (Neni 1) Në Ligjin për Qeverine e Republikes së Maqedonise (“Gazeta Zyrtare e Republikes së Maqedonise” numer 59/2000, 12/2003, 55/2005, 37/2006, 115/2007, 19/2008, 82/2008, 10/10 dhe 51/11), pas nenit 14 shtohet nen i ri 14- a, si vijon: ( “Neni 14 – a) Kryetari i Qeverise së Republikes së Maqedonise të cilit i eshte nderprere funksioni ka të drejte për sigurim personal prej gjashte personave të punesuar në njesine organizative për sigurim të personave dhe objekteve në Ministrine e Puneve të Brendshme, si dhe të drejte për shfrytezim të vetures zyrtare dhe shoferit. Personat nga paragrafi 1 i ketij neni, zgjidhen nga Kryetari i Qeverise së Republikes së Maqedonise të cilit i eshte nderprere funksioni. Kryetari i Qeverise së Republikes së Maqedonise të cilit i eshte nderprere funksioni, të drejten nga paragrafi 1 i ketij neni e realizon në periudhe të njejte me periudhen e kohezgjatjes së kryerjes së funksionit kryetar i Qeverise së Republikes së Maqedonise dhe fillon ta realizoje nga dita e nderprerjes së funksionit. Kryetari i Qeverise së Republikes së Maqedonise i cili e ka kryer funksionin më pak se një vit, të drejten nga paragrafi 1 i ketij neni e realizon në periudhe prej një viti nga dita e nderprerjes së funksionit.” (Neni 2) Ky ligj hyn në fuqi në diten e tete nga dita e botimit në “Gazeten Zyrtare të Republikes së Maqedonise

(q/a)