Në lidhje me disa reagime që kohëve të fundit kanë filluar të shfaqen në opinion, nga individ me komplekse , ku pa kurrfarë shije mundohen të hedhin baltë mbi qëllimin e protestës duke liferuar teori të ndryshme konspirative, me të vetmin qëllim për të demotivuar studentët dhe për të shuar kauzën e tyre. Në lidhje me këto zëra, kanë reaguar nga këshilli i studentëve nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në fejsbuk.

Ja se çfarë thuhet në postimin më të ri të studentëve të revoltuar.:

“Më tepër paska pasur mes shqiptarëve në Maqedoni njerëz NAIVË, të sëmurë për pushtet dhe PARTITË e tyre, se njohës dhe analizues të rrethanave aktuale në Maqedoni. ÇFARË LIDHJE KANË PROTESTAT E STUDENTËVE PËR TË DREJTAT E TYRE ME LIGJIN PËR AMNESTI TË KRIMINELËVE TË 27 PRILLIT NGA PARLAMANTI?!

Pse këta “njohës” dhe “specialistë të politikës”, nuk i lidhin këto protesta me ndonjë ngjarje më të ndritur të historisë dhe aktualitetit shqiptar, si 550 vjetori i Skënderbeut, 50 vjetori i demonstrateve të vitit 1968, krijimin e Ushtrisë së Kosovës etj.?!

Na keni shurdhuar me ide „patriotike“ dhe konspirative!!! E dini të merreni ju e ndonjë punë tjetër më të mençur, se ne dimë çfarë kërkojmë, nga kush kërkojmë, pse kërkojmë, kur kërkojmë dhe kush jemi ne që kërkojmë.