Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo do të humbasin të gjithë ndeshjen e parë të çerekfinales së Real Madridit në Kupën e Mbretit ndaj Leganes të enjten (sot) mbrëma, ndërsa do të mungojnë edhe Sergio Ramos Marcelo.

Mbretërit janë mysafirë të Leganes në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey, të cilën e luajnë në udhëtim, në ndeshjen që pritet të filloj nga ora 21:30.

Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane ka kokë-dhembje të mëdha, pasi shumë lojtarë do të mungojnë shkaku i lëndimeve dhe disa të tjerë që i ka pushuar.

Benzema është ende i lënduar, siç është edhe kapiteni Sergio Ramos, por Ronaldo dhe Bale duket se janë pushuar nga ky takim.

Në ndeshjen e mbrëmjes do të pushoj edhe mbrojtësi brazilian, Marcelo, i cili gjithashtu thuhet se është lënë në pushim nga trajneri francez.

Zidane në ftuar vetëm disa nga yjet si Luka Modric, Toni Kroos, Carvajal dhe Casemiro për të ndërtuar bazën e ekipit.

Në anën tjetër, të rinjtë si Theo Hernandez, Moha Ramos, Achraf Hakimi, Marcos Llorente dhe Borja Mayor priten të kenë hapësira për të bërë përshtypje.

Të ftuarit e Zidanes ndaj Leganes: Navas, Casilla, Moha; Carvajal, Vallejo, Varane, Nacho, Theo, Achraf; Kroos, Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Asensio, Isço, Kovaçiç, Ceballos; Vazquez, Mayoral.

Lojtarët e ftuar nga Zidane