Mbrojtja e interesave të shqiptarëve, mundësimi i trajtimit të tyre si qytetarë me të drejta të barabarta në Maqedoni, premtohet nga çdo parti politike shqiptare, posaçërisht kur në shprehje vjen përfitimi i votave nga elektorati.
Nga BDI që 15 vjet me radhë bëjnë premtime të tilla, periudhë e shoqëruar më shumë situate të pakëndshme për shqiptarët.
Ndërkohë që partitë e reja politike kritikojnë pozitën dhe premtojnë kontribut më të madh për kauzën shqiptare, duke përmendur si argument të fortë rolin aktiv që kanë luajtur si opozitë, shkruan Almakos.

Artan Grubi, thotë se nëse ka një parti autentike për mbrojtjen e interesave dhe realizimin e kauzës shqiptare, ajo është BDI.

“ Kauza e BDI-së është barazia e tërë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë. Vënia në përdorim e karakterit të barazisë së qytetarëve shqiptarë në aspektin gjyqësor, ekonomik, në zbatimin e tërësishëm dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe në këtë mënyrë unë mendoj se jemi partia më autentike për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe jemi drejt realizimit”- tha Artan Grubi, BDI.

Ndërsa pala tjetër duket se mendon ndryshe.
Për Zejd Rexhepin, nga Lëvizja BESA, kauza shqiptare po humbet përmes programeve qytetare të cilat po i prezanton koalicioni BDI-LSDM, programe me të cilat, sipas tij, mbrohen interesat e maqedonasve. Sipas Rexhepit, për VMRO-DPMNE-në, shqiptarë i mirë ishte shqiptari i vdekur, ndërsa për LSDM është i mirë shqiptari i kriminalizuar.

“ Lëvizja BESA bashkë me Aleancën, parësore e ka platformën shqiptare, duke i integruar shqiptarët në të gjitha institucionet e shtetit dhe me të drejta të barabarta, duke e pasur gjuhën shqipe, jo pjeswrisht të zyrtarizuar , por të zyrtarizuar plotësisht. Rreziku më i madh i qenies së indit kombëtar shqiptarë vjen nga një program i tillë, që tani e kanë BDI dhe LSDM, ku shqiptarët i shohin si qytetarë, ndërsa në esencë mbrohet qenia maqedonase“- tha Zejdi Rexhepi, Lëvizja BESA.

Analisti Shpëtim Pollozhani, përmes deklarate dhënë në mediat elektronike, thotë se në komunizëm kishte një kategori njerëzish që pushteti i quante ,, shqiptarë të ndershëm”. Këta njerëz, sipas ti, pushteti i avanconte në punë dhe në karrierw, kurse ,, te pandershmit” i burgoste.

“Ne (,,të pandershmit”) jo vetëm që na largonte nga puna, por na i bllokonte edhe familjarët në shkollim dhe avancim në vendin e punës; na bllokonte në të gjitha sferat e jetës
Përkrahja që z. Zaev ua jep shqiptareve ,, të ndershëm” sikur me ktheu 36 vite prapa, prandaj, ju, shqiptaret e mi të dashur votojini ,, shqiptarët e pandershëm” sikurse që janë z. Arben Taravari dhe z. Ziadin Sela me shokët e Aleancës me Besë.”

Për kauzën shqiptare po flitet shumë nga partitë politike, por realiteti është se shqiptarët ende nuk janë çliruar nga diskriminimi në shëndetësi, arsim, gjyqësor, ndarjen e buxhetit. Ndërkohë që në shekullin 21, në vendbanimet me shumicë shqiptare mbahen fjalime për barazi, të njëjta përmbajnë premtime për kanalizim, ujë për pijë, ajër të pastër, shkolla e ambulanca./Amakos