Rita Ora në listën e muzikantëve më të pasur britanikë

Rita Ora ka hyrë në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë në krah të Ed Sheeran dhe Calvin Harris.
Sipas ‘Sunday Times’, ajo radhitet në vendin e 11-të artistëve britanik më të pasur në moshën nën 30 vjeç, me një pasuri prej 16 milionë paundë.

Ka katër vite që qëndron në top listën e 10 këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu ajo ka nënshkruar kontrata fitimprurëse me firma të ndryshme veshjesh dhe kozmetike.

Në të njëjtën listën të kryesuar nga Adele , është pozicionuar në vend të dytë Ed Sheeran me 80 milionë paundë, kurse Calvin Harris është e vetmja hyrje e re në 20-shen më të lartë me 140 milionë paundë.

Megjithatë muzikanti më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar është Paul McCartney me 820 milionë paundë.

SHPËRNDAJE