Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se specialistët privat, të regjistruar në konkursin e janarit të vitit 2018, në qershor do të marrin pagën e majit.

Gjenerata e re e specialistëve privat kërkoi trajtim të njëjtë me të gjithë specialistët deri në sjelljen e vendimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë për të gjithë.

Gjithashtu Filipçe shtoi se në Maqedoni ka deficit të mjekëve, gjegjësisht ka nevojë për mbi 380 mjekë dhe rrethë 150 vetëm në Shkup, dhe shtoi se kushtet e tanishme të specializantëve do të ndryshohen.