Si të bësh para: Ç’ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Gjashtë mësime rreth parave që na duhen të gjithëve.

Steve Siebold, autor i shumë librave, kaloi rreth 3 dekada të jetës së tij duke studiuar më shumë se 1200 milionerë që e nisën biznesin e tyre me 0 para në xhep.

Në një artikull të publikuar nga CNBC, studiuesi sqaron disa nga këshillat që prindërit e pasur u mësojnë fëmijëve të tyre.

1. Suksesi nuk arrihet duke qëndruar me duar në xhepa!

Ju duhet të përpiqeni gjithmonë të fitoni pavarësinë financiare. Duhet të përgatiteni që do të sakrifikoni kohën dhe gjumin për diçka më të madhe që do të krenoheni më vonë. Ndërsa miqtë tuaj janë jashtë duke u argëtuar, ndoshta ju duhet të punoni për qëllimin që i keni vënë veten.

2. Kini pritshmëri të larta!

Njerëzit e suksesshëm nuk kënaqen kurrë me pak. Ju duhet të vendosni standarde të larta dhe gjithmonë të fokusoheni atje.

3. Rrethojeni veten nga njerëz të suksesshëm!

Njerëzit e suksesshëm do të ndryshojnë mënyrën si ju i shihni gjërat. Përvojat e tyre do të bëhen mësim për ju dhe qëllimet tuaja.

4. Gjella me kripë, kripa me kujdes…pra, kini vëmendjen tek shpenzimet e tepruara!

Shpenzime sa andej-këtej mund t’ju shkatërrojnë sa hap e mbyll sytë. Nuk ka rëndësi sa 0 mbrapa ka buxheti juaj, nëse shpenzoni pa menduar dy herë, atëherë s’i keni mirë punët.

5. Duajeni punën…

…dhe s’do të ndihesh sikur shkon në punë për asnjë ditë të jetës tënde. Ku ka më mirë se ta duash atë që bën, të duash produket e punës tënde dhe të ndihesh përherë i motivuar për të vazhduar përpara.

6. Paraja s’blen dot lumturinë, por as lumturi pa para nuk ka!

Njerëzit e pasur janë të ndërgjegjshëm se të jesh i pasur jo domosdoshmërisht lidhet me lumturinë, por që 90% e problemeve mund të zgjidhen me pak para është e sigurt.

SHPËRNDAJE