Sipas një neuroshkencëtari: Ja 2 zgjedhjet më të rëndësishme që mund të bëjmë

Sipas Moran Cerf, një neuroshkencëtar në Universitetin Northwestern që ka studiuar marrjen e vendimeve për më shumë se një dekadë, mënyra më e sigurt për të maksimizuar lumturinë nuk ka të bëjë fare me përvojat, të mirat materiale apo filozofinë personale.

E gjitha ka të bëjë se me kë vendosni të kaloni kohë. Por “nuk është vetëm këshillë për të zgjedhur miqtë tuaj me kujdes”, tha Cerf për Business Insider.

Ka dy premisa që çojnë Cerfin të besojë se shoqëria personale është faktori më i rëndësishëm për kënaqësinë afatgjatë.

E para është se vendimmarrja është e lodhshme. Një studim i madh ka zbuluar se njerëzit kanë një sasi të kufizuar energjish mendore për t’ia kushtuar zgjedhjeve që bëjnë. Duke zgjedhur rrobat tona, ku të hamë, çfarë të hamë kur të shkojmë, çfarë muzike duhet të dëgjojmë, nëse duhet të dëgjojmë një podcast dhe çfarë të bëjmë në kohën tonë të lirë, të gjitha këto kërkojnë që truri ynë ta harxhojë atë energji në baza ditore.

Premisa e dytë është se njerëzit në gabimisht besojnë se janë në kontroll të plotë të lumturisë së tyre, duke i bërë këto zgjedhje. Përderisa bëjmë zgjedhjet e duhura, besojnë njerëzit, ne do të futemi në rrugën drejt kënaqësisë së jetës.

Cerf e refuzon këtë ide. E vërteta është që vendimmarrja është e mbushur me paragjykime që na e mjegullojnë gjykimin. Njerëzit i keqkuptojnë përvojat e këqija si të mira, dhe e anasjellta; ata i lënë emocionet e tyre të kthejnë një zgjedhje racionale në një zgjedhje të paarsyeshme; dhe ata përdorin shenja shoqërore, edhe pa vetëdije, për të bërë zgjedhje që përndryshe do t’i shmangnin.

Por, siç u thotë Cerf studentëve të tij, ky faktor i fundit mund të përdoret për mirë.

Studimet e tij në neuroshkencë kanë gjetur se kur dy njerëz janë me njëri-tjetrin, valët e tyre të trurit do të fillojnë të duken gati identike. Një studim i atyre që shkojnë në kinema, për shembull, gjeti se trailer-at e filmave më të bukur prodhojnë të gjithë modele të ngjashme në trurin e njerëzve.

“Kjo do të thotë që njerëzit me të cilët rrini, kanë një ndikim në angazhimin tuaj në realitet përtej asaj që mund të shpjegoni dhe një nga pasojat është që ju bëheni njësoj”.

Është e dukshme edhe në sjelljen e njerëzve. Buzzkills ua ul humorin njerëzve; ata që flasin shpejt shkaktojnë rritje në ritmin e bisedës; komedianët i bëjnë njerëzit të ndihen të lehtë ose të qeshur.

Nga këto dy premisa, përfundimi i Cerf-it është se nëse njerëzit dëshirojnë të maksimizojnë lumturinë dhe të minimizojnë stresin, ata duhet të ndërtojnë një jetë që kërkon më pak vendime duke e rrethuar veten me njerëz që mishërojnë tiparet që preferojnë. Me kalimin e kohës, ata natyrisht do të përvetësojnë ato qëndrime dhe sjellje të dëshirueshme. Në të njëjtën kohë, ata mund të shmangin vendimet e niveleve të ulët, që shterojnë energjinë e kërkuar për vendime të një niveli të lartë. / Bota.al

SHPËRNDAJE