Kryeministri teknik, Emil Dimitriev gjatë konferencës së djeshme me mediat, ia gaboi emrin ministrit të brendshëm Agim Nuhiu, duke e quajtur Arben.

Ai këtë gafë e ka bërë kur ka thënë se ministri i brendshëm nuk duhet të personalizojë përgjegjësitë duke e pasur me drejtorin e policisë, Mitko Çavkov.