Veni re ,
… Tanimë kandidatët e nominuar për kryetarë komunash nga rradhët e ortakëve të deri djeshëm në pushtet qendrorë Vmro-Bdi, në veçanti ata që rikandidohen, sikur po FSHEHIN PAHËN e partive të tyre, duke u ndjetur të turpëruar për konceptin politik mbase edhe duke qenë edhe pjesmarës në MEGA KRIMINALITETIN dhe MEGA SHPËRDORIMET e shkaktuara gjatë dekadës së kaluar. Disa prej tyre nga të dyja blloqet po etablojnë pijare propaganduese si dhe sllogane të INDIVIDUALIZUARA se gjoja akoma janë autoritativë. Andaj po shihen slloganet se jemi #me këtë apo atë , #na mbështesin këto apo ato.
Ky veprim i INDIVIDUALIZMIT për të shpërfaqur mbi partinë do tju kthehet bumerang saqë edhe vetë kanë për tu habitur. Në rradhë të parë do të humbin votat e atyre që veten e ndjejnë konceptualisht të lidhur për partinë sado pak të jenë ata në numër. Fundja slloganet e personalizuara nuk mund të zbehin LLOGON e fushatës së subjektit politik, ajo përsëri do të jetë më e dukshme dhe do ti margjinalizojë llogot e personifikuara.
Pra garuesit të cilët më shumë po i japin etablim personalizimit dhe pastaj ndryshe paraqiten në fushatë duke u thirur në mënyrat më poltrone jo në partinë por në egzagjërimin e personalitetit të liderit të partisë DO TË PËSOJNË NË REZULLTAT sepse vetëdijësimi i qytetarëve për detektimin e logjikave të tilla mashtruese vjenë e po rritet çdo ditë e më tepër.
Trendi i Ndryshimit do të vazhdojë, kjo është veç më e sigurt…Bastionet tanimë veç janë shembur seriozisht !