Të dëshmuara edhe nga shkenca: Tri mënyra si ta rritni vetëbesimin

Vetëbesimi mund t’ju ndihmojë të arrini shumë gjëra. Njerëzit të cilët janë të sigurt në vetvete kanë tendenca të jenë më të mirë në intervista të ndryshme, në takime dhe në kryerjen e detyrave.

Pra, thënë më shkurt, vetëbesimi mund t’jua sigurojë një të dashur, një punë dhe guximin për t’u thënë jo njerëzve apo rrethanave të cilat janë të dëmshme për ju, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, vetëbesimi ka të bëjë edhe me njohjen e vetvetes dhe kujdesin për vetveten.

Por, duke marrë parasysh se jetojmë në një shoqëri ku njerëzit rrallëherë shquhen për vetëbesimin e tyre, si mund ta rrisim vetëbesimin?

Për këtë, shkenca ka disa këshilla:

BËNI USHTRIME FIZIKE VAZHDIMISHT

Ushtrimet fizike janë të mira për shumë aspekte në jetë, duke filluar nga përmirësimi i shëndetit, e deri te rritja e vetëbesimit. Kur stërviteni, truri liron hormone të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë, dhe kësisoj ndjeheni të lumtur dhe të relaksuar. Pas një vrapimi të mirë, trupi juaj ndihet i lumtur që është lodhur, stomaku më i tonifikuar, ndërsa ju e keni filluar ritmin e një dite produktive. Ushtrimet fizike bëjnë mrekulli për trurin dhe trupin tuaj, ndërsa duke pasur një trup me muskuj dhe joshës padyshim se ndikon në rritjen e vetëbesimit.

VISHUNI MIRË DHE KUJDESUNI PËR TRUPIN

Ndoshta kjo mund t’ju duket budallaqe, por veshja e mirë dhe kujdesi për veten janë pjesë të rëndësishme. Duke u kujdesur për vetveten – siç është prerja e thonjve, pastrimi i dhëmbëve dhe dushi i përditshëm – ju do ta ndryshoni dukshëm mënyrën se si ndiheni për vetveten. Gjithashtu edhe blerja e rrobave të reja apo kombinimi i mirë i rrobave do t’ju japë ndjenja të vetëbesimit.

BUZËQESHNI

Gjuha e lumtur e trupit mund t’ju bëjë të ndiheni mirë për vetveten. Në një studim të kryer nga psikologët, hulumtuesit kanë zbuluar se duke aktruar buzëqeshjen njerëzit mund ta zvogëlojnë dukshëm kortizolin, apo hormonin e stresit, ta përmirësojnë testosteronin dhe vetëbesimin.

SHPËRNDAJE