Ballina Lifestyle Ushqimet që parandalojnë plakjen

Ushqimet që parandalojnë plakjen

Të gjithë duan të duken më të rinj.

Madje, shumë njerëz shpenzojnë edhe shuma të majme parash në tretmane bukurie, kremëra dhe produkte tjera kozmetikore e madje edhe në ndërhyrje kirurgjike, vetëm e vetëm që të duken më të rinj.

Në ndërkohë, shumë pak njerëz e shfrytëzojnë natyrën për të përmbushur këtë “mision” aspak të lehtë.

Prandaj më poshtë po ju sjellim disa ushqime që nëse i konsumoni rregullisht, ju jo vetëm do dukeni më të rinj dhe plot freski, por edhe do të ndiheni shumë më mirë dhe do të keni më shumë energji.

Uji

Uji është pija më e rëndësishme që duhet të konsumoni gjatë ditës sepse ndihmon në nxjerrjen e toksinave (helmeve) të trupit, e hidraton dhe i jep shkëlqim lëkurës dhe ngadalëson plakjen.

Çaji i gjelbër

Kohët e fundit, shumë popullor është çaji i gjelbër që ka një ndikim të fortë, për të mirë, në shëndetin dhe pamjen tonë.

Antioksidantët që gjenden në çajin e gjelbër ndihmojnë në ruajtjen e pamjes rinore dhe të bukur, flokëve të shëndosha dhe lëkurës pa rrudha. Rekomandohet që të konsumoni 2-4 gota në ditë nga ky çaj.

Lëngu i domateve

Lëngu i domateve është gjithashtu i pasur me antioksidantë, sidomos me likopen që e mban lëkurën të ushqyer dhe të bukur. Gjithashtu, domatet përmirësojnë tretjen.

Kakao e nxehtë

Kakaoja e nxehtë është e mirë për zemrën dhe lëkurën, pasi shkencëtarët pohojnë se kakao ka më shumë antioksidantë sesa kafeina, vera e kuqe ose çaji i gjelbër.

Një herë në ditë mund t’i bëni vetes një filxhan kakao të ngrohtë për të kënaqur nevojën tuaj për dicka të ëmbël por edhe për të bërë diçka mirë për pamjen dhe shëndetin tuaj.

Vera

Konsumimi i verës në sasi të kufizuara mbron zemrën, ju jep pamje rinore dhe zgjat jetën. Kufizojen konsumimin në një gotë në ditë.