Për këngëtaren Vesa Luma data 12 maj është shumë e veçantë.

Kjo për arsye se me këtë datë këngëtarja feston ditëlindjen, meqë rast pranon edhe shumë urime.

Kësaj radhe, urimin e parë e mori nga personi më i dashur për të, e që është djali i saj, Liani.

Derisa ishin në shtrat me Vesën, Liani i këndoi nënës këngën e ditëlindjes dhe atë në gjuhën angleze, më tej Liani dhe bashkëshorti i këngëtares, Big Basta e befasuan me një tortë dhe e kënduan së bashku atë.

Ky veprim e Vesën të lumtur pa masë dhe shkroi “Urimi im i pare”, ndësa vogëlushi të rrëmbente zemrën me ëmbëlsi.